fbpx

Kreu i OBSH: “Aktiviteti fizik është shumë i rëndësishëm,mos hiqni dorë as në karantinë”

4636EAB2-842D-493B-B5D1-59FF45C46977_cx0_cy6_cw0_w408_r1_s.jpg

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom këshillon qytetarët të mos neglizhojnë aktivitetin fizik teksa bota përballet me pandeminë e koronavirusit.

Ai tha gjatë një konference për media ditën e sotme, se pavarësisht karantinës, njerëzit mund ta gjejnë mundësinë të bëjnë fiskulturë në shtëpi apo natyrë.

“Aktiviteti fizik është shumë i rëndësishëm. Të paktën për të rriturit 30 minuta në ditë është e nevojshme, dhe për adoleshentët dhe fëmijët nga 1 orë në ditë. Vrap, ecje apo gjimnastikë, nuk ka rëndësi. Por e rëndësishme është që edhe në këtë kohë, të hedhim hapa”, u shpreh ai.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303