fbpx

Kreu i Partisë Egjiptiane i bashkohet Vetëvendosjes

kurtipartia-egjiptiane.jpg

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka takuar një delegacion nga Partia Egjiptiane IRDK të kryesuar nga Elbert Krasniqi.

Lëvizja Vetëvendosje njoftoi në Facebook se një anëtar i partisë egjiptiane iu bashkua grupit parlamentar të VV-së.

“Në takim u bisedua mbi situatën politike në vend, me theks të veçantë për zgjedhjet e fundit, në të cilin qytetarët votuan me shumicë për ndryshim duke e bërë VETËVENDOSJE!-n fituese, si subjektin e parë në vend dhe grupin më të madh në legjislaturën e shtatë në Kuvend “.Gjatë takimit u dakordua që kreu i Partisë Egjiptiane t’i bashkohet Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes.“Po ashtu u bisedua për gjendjen në të cilën ndodhet komuniteti egjiptian. Duke parë si parësore bashkëpunimin e ngushtë ne u dakorduam që deputeti i ardhshëm i Kuvendit të Kosovës, z. Elbert Krasniqi, të jetë pjesë e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në legjislaturën e shtatë “- njofton Lëvizja Vetëvendosje.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303