fbpx

Kreu i SPAK/ Artan Hoxha e vë në ‘sitë’ dhe historinë  e tij 30-vjeçare

Artan-Hoxha.jpg

I ftuar në emisionin “Opinion”, ku po diskutohet për ngritjen e SPAK, gazetari Artan Hoxha ka zbuluar lidhjet “kyçe” të kreut të sapozgjedhur të SPAK, Arben Kraja.

Sipas Hoxhës, Kraja kur ka nisur punën në vitin 1987 dhe ka mbaruar fakultetin ekonomik dhe pastaj ka kaluar fakultetin juridik.

“Ajo që kam parë te Kraja ka një veçanti, ka një pikë kontakti me këto që ne po i quajmë peshqit e mëdhenj. Në vitet 2001-2002 ai ka qenë drejtor i njësisë antikorrupsion të Ilir Metës, më mbrapa e kanë çuar te çështja Durrës-Kukës

Te çështja me Bashën ka pasur hetimin e çështjes Durrës-Kukës, duke qënë se ka hetuar krimin ekonomik. Ai është përzgjedhur edhe për faktin se shumicën e karrierës e ka kaluar në Prokurori të Përgjithshme, si drejtues ai ka eksperiencë më të gjatë”, u shpreh Hoxha.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303