fbpx

Krijimi i BKH-së, Ngjela: Pse regjimi Enver Hoxhës kthehet?

spartak-ngjela-CwiYn5yQYBEvd8Xpq8GMwvpwfOS2oLtAQOdoSHb2-1-600x360.jpg

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka treguar me bindje se Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) do të jetë e suksesshme në rezultatet e saj.

I ftuar në studion e emisionit ‘Kjo Javë’, Ngjela theksoi se politika amerikane nuk mund të dështojë në një vend si Shqipëria.

‘Rezultati është në funksion të hetimit dhe nuk mund të shkelen ligjet. Ata që do merren në hetim, do shihen kanë shkelje apo s’kanë shkelje. Po nuk kanë shkelje s’kanë pse..pse regjimi Enver Hoxhës kthehet? Jo. Sukses do të thotë të gjejnë provat, po ata i kanë provat.

Hetimi do funksionojë edhe do ketë rezultate, si mund të dështojë politika amerikane në vendin më të korruptuar të Europës. Si mund të dështojë politika amerikane, për një gjë që është zotuar tre herë botërisht. A e patë se çfarë force ka, as i pyeti fare ata që thoshin se janë forca më e madhe e Lindjes së Mesme, ju rriti sanksionet’, deklaroi Ngjela.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303