28.5 C
Tirana
E enjte, 13 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Krijimi i ushtrisë së Kosovës, Serbia kërcënon me ndërhyrje ushtarake

spot_img

Serbia ka kërcënuar se do të ndërmarrë veprime ushtarake kundër Kosovës pasi parlamenti i saj miratoi krijimin e ushtrisë.

Beogradi insiston se ushtria e re shkel rezolutën e OKB-së që i dha fund luftës në vitin 1999.

Sipas të përditshmes angleze, “The Independent”, kryeministrja serbe Ana Brnabiç është shprehur se ndërhyrja e armatosur është “një nga opsionet në tryezë”.

Deputetët kosovarë votuan të premten për të zgjeruar Forcën ekzistuese të Sigurisë së Kosovës në një ushtri prej 5,000 trupash, plus 3,000 rezervistë.

Beogradi e quajti këtë lëvizje një “kërcënim të drejtpërdrejtë për paqen dhe stabilitetin” në Ballkan. Kosova shpalli në mënyrë të njëanshme pavarësinë në vitin 2008, por Serbia ende nuk e njeh atë si shtet.

Të gjithë 107 deputetë të pranishëm në parlamentin me 120 vende në Prishtinë votuan në favor të miratimit të tre projektligjeve për të zgjeruar forcën ekzistuese të sigurisë, e krijuar kryesisht për përgjigje ndaj krizave, mbrojtjen civile dhe heqjen e minave tokësore pas konfliktit të viteve 1990.

Politikanët etnikë serbë në Kosovë bojkotuan votimin e së premtes.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg e ka cilësuar vendimin e Kosovës për të formuar ushtrinë si një vendim të marrë në kohëën e gabuar.

“Më vjen keq që ky vendim është marrë pavarësisht shqetësimeve të shprehura nga NATO”, tha Stoltenberg, duke paralajmëruar se mund të destabilizojë një rajon ku përpjekjet për të lehtësuar tensionet kanë vazhduar për dekada të tëra.

Ai shtoi: “Këshilli i Atlantikut të Veriut tani do të duhet të rishikojë nivelin e angazhimit të NATO-s me Forcën e Sigurisë së Kosovës”.

Por SHBA e quajti ushtrinë e re “historike” dhe tha se mbështeti “të drejtën sovrane të Kosovës” për të patur forca ushtarake.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat