Krim brenda familjes, babai qëllon për vdekje djalin, detajet e para

lajm-i-fundit-3-3-37.jpg

Një tjetër krim brenda familjes ka tronditur Greqinë. Mediat greke bëjnë me dije se një 70-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri për vdekje djalin e tij 43-vjeçar.  Ngjarja e rëndë la ndodhur në zonën e Ryzia Kilkis, ku sipas informacioneve të policisë helene, babai 70-vjeçar ka qëlluar me karabinë dhe ka plagosur për vdekje djalin e tij 43-vjeçar.

Menjëherë pas ngjarjes, autori është vënë nën pranga dhe është dërguar në komisariatin e policisë ku është marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen e rëndë, ndërkohë viktima mësohet se ka ndërruar jetë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është dërguar në morgun e spitalit, ku po i kryhet autopsia.

Sipas informacioneve të para rezulton se shkak i ngjarjes së rëndë është bërë një sherr mes tyre dhe mosmarrëveshjet e shumta familjare që kanë pasur kohët e fundit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303