fbpx

Krim i rëndë në vend, gjendet i vdekur nga arma e zjarrit një 65-vjeçar

Një ngjarje shumë e rëndë është njoftuar nga policia se ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Kuç të Vlorës.

Mësohet se është gjetur i vdekur në një zonë të pyllëzuar një 65-vjeçar.

Njoftimi i plotë i policisë

Himarë

Më datë 31.05.2020, midis fshatrave Kuç dhe Qeparo, Himarë, në një zonë të pyllëzuar, është gjetur i pajetë shtetasi Y. L., 65 vjeç, banues në fshatin Kuç, i cili punonte si roje në rrugën e re që po ndërtohet në fshatin Kuç, Himarë.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisatiatit të Policisë Himarë ku paraprakisht dyshohet se shtetasi Y.L, në rrethana ende të paqarta ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit.

Shërbimet e policisë po krehin zonës si dhe po vijon shoqërimi i personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor i përbërë nga specialistë të Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë dhe specialistë të Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Vlorë, po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.