Krim si në filmat horror! Dy vajza vrasin shoqen e ngushte pse ishte e bukur

Një 17-vjeçare e quajtur Viktoria Averina është gjendur e pajetë në një banesë në Rusi.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ajo është masakruar dhe më pas është mbytur nga dy shoqet e saj, pasi ato mendonin se viktima ishte më tërheqëse.

Mediat shkruajnë se Averina u gjend e masakruar në fytyrë dhe shoqet e saj e kishin çarë me xhama.

Si fillim ato e kishin marrë me vete tek një banesë e braktisur dhe më pas e shpërfytyruan për të nxjerrë të gjithë inatin.

Për t’u siguruar që kishte ndërruar jetë ato e kanë mbytur.

Ngjarja e rëndë ka tronditur opinionin publik dhe policia po heton për zbardhjen e ngjarjes./real-news.tv