Krimet e Rënda e kishin dënuar me burg, ndalohet nga policia në Kurbin

Policia e Kurbinit ka arrestuar një person në kërkim pasi ndaj tij rezulton të ketë një vendim dënimi me burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë.

Sipas njoftimit të policisë, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e personit në kërkim, në fshatin Vinjoll të Kurbinit është kapur Bajram Hidri, 27 vjeç, banues në Vinjollë, Kurbin.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim në qershor të vitit 2018, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë,e ka dënuar 4 vite burg për veprën penale “Kultivimi i narkotikëve “,”Kryerja e veprave penale nga organizatë kriminale dhe “Grup i struktuar kriminal”.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme