fbpx

Krimet e Rënda marrin vendimin e rëndësishëm për Kejvina Kthellën, ja ç’po ndodh

kejvina-2.png

Pas një letre ku kërkonte kthimin e telefonit, makinës, Gjykata për Krime të Rënda, pasi ka shqyrtuar në një seancë të veçantë kërkesën e Kejvina Kthjellës, ka vendosur që t’i kthejë asaj vetëm celularin.

Gjykata nuk ka pranuar të heq sekuestron e automjetit dhe llogarisë së saj bankare.

Sipas Gjykatës telefoni i modeles është kqyrur dhe nuk përbën më interes për hetimet, ndërkohë që lidhur me llogarinë bankare dhe me makinën, dyshohet se ato të jenë përfituar nga aktiviteti i paligjshëm i Rrajës.

Kejvina Kthjella dyshohet se ka pasur një raport intim me Redjan Rrajën, i cili është i dyshuari kryesor për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ku mbeti i vrarë Andi Maloku dhe u plagos Landi Muharremi së bashku me vetë prokurorin.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303