Një krim i rëndë tronditi Tiranën pak më parë. Shtetasi Kudret Saliaj mbeti i vdekur pas të shtënave me armë nga ish-vjehrri i tij, ndërsa u plagos dhe ish-prokurori Adriatik Cami.
Ndërkohë në momentin e krimit në vendngjarje është parë edhe një i mitur, i cili ka hyrë pranë lokalit dhe ka shpërthyer në të qara.
I mituri siç duket në pamjet e mëposhtme, mund të jetë i afërm i viktimës pasi ka kaluar rrethin e Policisë dhe ka hyrë brenda në lokal.
Më pas, ai është nxjerrë jashtë duke qarë duke u mbajtur prej krahësh nga dy efektivë policie, e më pas është futur në makinë për t’u dërguar në Komisariat.