“Krimi ka në dorë tenderat në Fier”, Armando Subashi reagon për herë të parë pas bombës së Petro Koçit: S’e kishte me mua

A60387E0-D6C5-4E03-B763-36EF8C133819.jpeg

Kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi ka reaguar për herë të parë pas akuzës së fortë të deputetit socialist Petro Koçi, i cili tha se tenderat në Fier janë në duart e krimit duke shënjestruar në mënyrë të drejtpërdrejtë Bashkinë Fier.

Në një deklaratë për mediat nga Fieri, nga vendi ku po çlirohet tymi kancerogjen pas djegies së mbetjeve në Fier, Subashi mohoi që Bashkia Fier të ishte vënë nën hetim nga SPAK. Ai iu drejtua gazetarit që e pyeti për Koçin dhe tha se po spekulote kur thoshte se ishte akuzuar nga deputeti socialist.

Akuzat e Koçit, Subashi tha se i respketon dhe se çdo shkelës duhet ndëshkuar, por që në Bashkinë e Fierit nuk kishte qenë asnjëherë SPAK.

Ndaj meje? Je duke abuzuar, jo të lutem nuk i bën këto diversion se në asnjë moment në deklaratat e deputeti Koçi nuk ka bërë asnjë insinuatë për bashkinë edhe ne nuk jemi kundër atyre deklaratave, të gjitha i mbështesim dhe padyshim duhet të hetohen të gjithë ato që abuzojnë. Ka qenë një spekulim i pastër i mediave dhe me dashje ose pa dashje janë munduar ta kanalizojnë drejt bashkisë. Duke vendosur një deputet përballë kryetarit të bashkisë ky është lajm, por ky është abuzim. SPAK nuk ka qenë në zyrat e bashkisë së Fierit. Është një fake neës nuk di pse është përhapur. Çdo institucion është i hapur për hetim për organet ligjzbatuese. Nuk është fundi i botës nëse do të behët hetim,”- tha Subashi.

Më 16 korrik, Petro Koçi akuzoi institucionet e qarkut të Fierit si të lidhura me krimin. Koçi fliste për tendera publikë në qarkun e Fierit që fitohen nga trafikantët e drogës. Por edhe pse nuk e tha me emër, i vetmi institucion që jep tendera në nivel lokal, është bashkia e drejtuar nga Armando Subashi. Të hënën që lamë pas, më 26 korrik, Koçi ishte në SPAK për tu marrë në pyetje në lidhje me këtë çështje.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303