Krimi në Kavajë, flet daja i Marsidës: Ngjarje e rëndë, dua të di shkakun….

Isuf Llulla, daja i shtetases M.Q., molla e sherrit e krimit në Kavajë, u shpreh për mediat se ngjarjen e mësoi nga televizori.

Intervista e Isuf Llullës:

Si ka ndodhur ngjarja?

Nuk di gjë fare, e mora vesh te televizori

Ku punonte?

Marsida punon në një kompani udhëtimi.

Po burri ku ndodhet?

Burri ndodhet në Gjermani.

Sipas policisë ndodhet në burg?

Unë e di që nuk ndodhet në burg.

Prej sa vitesh ishte martuar?

Marsida ka 2.5 vite që është martuar

Shkonte në Gjermani?

Ka qenë 4-5 herë.

A ka pasur kërcënime?

Nuk e di gjë fare, vetëm a ‘je mirë dhe kaq…’

Si e cilësoni ngjarjen?

Çfarë të them unë, ngjarje e rëndë, të paktën të di shkakun sepse nga se ka ardhur. Gjithmonë kur flisnim…

Ka pasur probleme me policinë Marsida?

Jo

Kjo është hera e parë?

Nuk di gjë, ndoshta do të më thoshte.