20.5 C
Tirana
E mërkurë, 29 Maj, 2024

TË FUNDIT

Krimi përplas në distancë Ramën dhe Bashën

spot_img

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i opozitës Lulzim Basha janë përballur me deklarata në distancë për krimin dhe lidhjet e tij me politikën.

Duke i konsideruar të gjitha akuzat e opozitës si të stisura nga dritaret e SHQUP-it, Rama theksoi se të dhënat mbi numrin e vrasjeve janë ulur deri në përgjysmim.

“Në dritaret e SHQUP-it flitet vetëm për drogën dhe krimin, ndërsa tani kanë shtuar rëndshëm edhe shpifjet. Akuzat ndaj ministrit Xhafaj apo ajo ndaj kreut të grupit parlamentar, Taulant Balla, janë monstruoze”, tha Rama.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Liderit të opozitës, Lulzim Basha, i cili ripërsëriti akuzat për një qeveri të lidhur me krimin dhe bandat.

Ai përmendi të fortët dhe bandat që sipas tij PS ka angazhuar në zgjedhje dhe që i kanë mbledhur votat për Rilindjen e Ramës. “Ngjarjet kriminale të javëve dhe ditëve të fundit, në tërësi, kanë pasur pa përjashtim një të përbashkët: Kudo ku ka krime të rënda, ka lidhje të autorëve me zgjedhjet”, tha ndër të tjera kryetari i Partisë Demokratike, teksa prezantoi paketën e opozitës për ‘Çlirimin e zgjedhjeve nga krimi’.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat