fbpx

“Kriminale”/ PD bën denoncimin e bujshëm: Ja ç’ka bërë Rama me Teatrin Kombëtar

teatri-kombetar-678x450.jpg

“Qeveria ka marrë së fundmi një vendim kriminal në lidhje me Teatrin Kombëtar”. Akuzën e fortë e bën ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku.

Teksa publikon VKM-në e qeverisë në “Facebook”, Tabaku thekson se Rama i ka kaluar truallin e Teatrit Kombëtar Bashkisë së Tiranës, që drejtohet nga Erion Veliaj.

Në mesin e pandemisë kur shqiptarët janë futur fundjavës së radhës nën shtetrrethim, qeveria ka miratuar një VKM kriminale. Në të kryeministri Rama i kalon truallin e Teatrit Kombëtar as më shumë e as më pak se sa Veliajt.

Praktikisht sot ai po e trajton pasurinë tonë kulturore si plaçkë lufte. Ne vendim thuhet qe do te ndertohet nje godine e re duke perjashtuar mundesine e rehabilititmit, verbëria prej hajduti e shtyn qeverinë dhe bashkinë të kalojnë në këtë fazë.

Kjo VKM e cila fsheh një projekt të ulët dhe kriminal, bie në kundërshtim edhe me vendimin e Europa Nostra. Tanimë kokëfortësia e qeverisë qendrore dhe lokale do të shembë me përdhunë çdo objekt historik dhe kulturor.

As një ditë pas një vjetorit të vendosjes së shkronjave në të, marifetçinjtë duan ta prishin. Por godina e Teatrit do të qendrojë pasi aty nuk është më vetëm shpirti i një Tirane që lëngon por edhe zemra e një proteste të gjatë dhe të drejtë”, shkruan Tabaku.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303