fbpx

Kriminaliteti dhe siguria ne vend, deputeti Lefter Maliqi bën parashikimin për Ramën

Përmes një postimi në Facebook, deputeti i Kuvendit, Lefter Maliqi, ka bërë një reagim në lidhje me situatën e kriminalitetit në vend.

Maliqi akuzon Ramën si përgjegjës për këtë situatë me kriminalitetin në vend. Ai shkruan se rotacioni politik është i pashmangshëm dhe se fundi i këtij regjimi do të jetë i dhimbshëm.

“Krimi,varferia,depresioni,droga kane pllakosur vendin edhe ne keto dite pushimesh. Vrasje me plumb ne koke ne qender te Shkodres,femije e mitur e vdekur ne Sarande,vrasje e terror ne Pogradec si asnjeher tjeter,djali masakron dhe i pret koken nenes se tij,krim makaber,,bresheri plumbash ne hotel duke terrorizuar pushuesit,vrasje ne Elbasan,panik ne plazhet e jugut dhe veriut,vjedhje,grabitje etj si neper filma.Ramziu i Rilindjes e krimit i paafte dhe i papergjegjshem.Jo vetem mashtroj,varferoj,cpopulloj vendin por e ka mbyt krimi,korrupsioni,droga dhe babezia per te pasur gjithe pushtetet.Vjeshta stina e zgjimit,mobilizimit,ngritjes popullore kunder Regjimit oligarkik dhe te bandave.Rotacioni politik i pashmangshem me vote ose revolucion demokratik,fundi i paralajmëruar i tij do jete i dhimbshem.Populli sfiden e ka me krimin,bandat,oligarket qe kane emrin organizata kriminale ” Rilindje “.Demokracia do fitoj.”