fbpx

Krishtlindjet, Basha uron të gjithë shqiptarët

lulzim-basha-2-732x450.jpg

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar të gjithë shqiptarët për festën e Krishtlindjeve. Lideri demokrat i ka uruar besimtarëve të krishterë të kalojnë gëzuar në këtë ditë feste.

“Gëzuar festën e Lindjes së Krishtit, të dashur bashkëkombas të krishterë, vëllezër dhe motra besimtarë të Zotit dhe të respektuar shërbëtorë të Zotit kudo në dioqezat shqiptare, në vendlindje dhe diasporë! Krishtlindje të Gëzuar dhe të Bekuar për ju dhe familjet tuaja! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë”, shkroi Basha në Facebook.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *