12.5 C
Tirana
E martë, 23 Prill, 2024

TË FUNDIT

Krishtlindjet/ Presidenti Meta shtron darkë me bashkësitë fetare

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka shtruar një darkë të veccantë me të gjitha komunitetet fetare me rastin e festës së Krishtlindjeve. Të pranishëm ishin të pestë krerët e komuniteteve fetare në vend.

Në fjalën e tij presidenti Meta u shpreh se shoqëria jonë përballet sot me disa fenomene të cilat shkaktojnë, pasiguri, frikë, padrejtësi e pesimizëm ku më trishtuese është ende largimi i të rinjve.

“Pabarazia, lakmia, arroganca, egocentrizmi po shkaktojnë një ndarje sociale të rrezikshme

Lufta ndaj varfërisë e zgjerimi i konsoliduar i shtresës së mesme është vendimtar për të ardhmen e vendit dhe për një paqe sociale e begati ekonomike

Sot më shumë se asnjëherë tjetër të gjithë bashkë, pa dallime besimi dhe ndasie politike duhet të  reflektojnë thellësisht për të shëruar këto plagë të shoqërisë sonë, të familjeve tona.

Fëmijët dhe të rinjtë e Shqipërisë meritojnë të jetojnë në një vend të sigurt evropian, ku të mund të shprehin potencialet e tyre të vërteta.

Besimet fetare kanë një rol të jashtëzakonshëm në këtë betejë jetike, të cilën duhet ta fitojmë së bashku duke provuar forcën tonë dhe unitetin e harmoninë mes besimeve fetare”, tha ndër të tjera Presidenti Meta.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss