fbpx

Krishtlindjet, tradita interesante nga bota

RFO-1400X919-Pavlova-e4802101-8f7c-40e2-a82d-44abc5afb4f1-0-1400x919.jpg

Gjithkush ka traditat e veta të Krishtlindjes. Dikush bën biskota cookies dhe i lë jashtë për nder të plakut e Vitit të Ri. Të tjerë organizojnë festa që zgjasin deri në orët e para të Ditës së Krishtlindjeve.

Më poshtë ju njohim me disa tradita të ndryshme Krishtlindjesh nga vende të ndryshme, nga të cilat mund të frymëzoheni:

Australia nuk ka Krishlindje pa “Pavlovën”

Ndërsa për shumë njerëz periudha e Krishtlindjes përfytyrohet si koha për pushime komode me borë, Australianëve ju takon t’a kalojnë Krishtlindjen në mes të verës. Australianët gjithësesi shpesh shtrojnë darka të mirëfillta Krishtlindjesh, ndërsa tregjet e peshkut janë të mbushura me njerëz. Gjithësesi për shkak edhe të stinës së ngrohtë në të cilën Australia pret këtë festë në dreka dhe darka të lehta dhe të shijshme verore. “Pavlova” është ëmbëlsira që dominon tryezat e Krishtlindjes në Australi.

Norvegjezët ndezin qiri çdo natë

Në Norvegji, familjet ndezin një qiri çdo natë duke nisur nga vigjilia e Krishtlindjes dhe deri në ditën e fundit të Vitit të Ri. Ata gjithashtu shpesh shkëmbejnë dhurata në prag të Krishtlindjes, të cilat i “sjell” Santa Klausi.

 

Patate dhe salçiçe në darkat gjermane

Shumë gjermanë hanë sallatë me patate dhe salçiçe në prag të Krishtlindjes. Periudha mes Ditës së Shën Martinit në 11 nëntor, deri në prag të Krishtlindjes më 24 dhjetor është tradicionalisht një kohë e agjërimit në krishtërim, gjatë së cilës familjet gjermane konsumojnë ushqime të thjeshta.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *