Kritikoi qeverinë në internet, rrihet për vdekje studenti

Një student në Bangladesh është vrarë në konviktin e tij. Raportohet se studenti u rrah për disa orë para se të vdiste pasi kritikoi qeverinë në internet.

Studentët e tjerë thanë se Abrar Fahad u mor nga dhoma e tij rreth orës lokale 20:00 dhe u rrah për të paktën katër orë.

Mjeku që kreu autopsinë e 21-vjeçarit tregoi për BBC se ai kishte mavijosje të rënda në trup.

Fahad studioi në Universitetin e Inxhinierisë së Dhaka në Bangladesh. Disa anëtarë të Bangladesh Chhatra League (BCL), grupi rinor që mbështet partinë në qeveri Awami League, u arrestuan në lidhje me vdekjen e të riut.

BCL është akuzuar gjerësisht për torturimin dhe zhvatjeve e studentëve.

Deri tani janë arrestuar 13 persona ndërsa 6 të tjerë të dyshuar janë në kërkim.

Zëvendës komisari i policisë së Dhaka, Munstasirul Islam konfirmoi se studenti ishte rrahur për vdekje.