Kriza Kosovë-Serbi, Catherine Ashton tregon zgjidhjen

Ish-shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton thotë se vetëm bashkësia ndërkombëtare mund ta zgjidhë krizën midis Kosovës dhe Serbisë.

Ajo shpreson që të arrihet një marrëveshje midis dy vendeve sa më shpejt të jetë e mundur.

Sipas saj, arritja e marrëveshjes është vetëm fillimi. Ndërsa  zbatimi dhe ekzekutimi i vendimeve kërkojnë burime, dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të japë ndihmën e tij në këtë drejtim.

Ashton, ishte kreu i parë i diplomacisë evropiane që arriti të sjellë zyrtarët e Beogradit dhe Prishtinës në një tavolinë, por që më pas rezultoi e gjitha një dështim.