Kriza në Bolivi/Senatorja e opozitës vetë-shpallet presidente

Senatorja e opozitës në Bolivi, Jeanine Anez e ka deklaruar veten presidente të përkohshme të vendit pas dorëheqjes së Evo Morales.

Seanca parlamentare për ta emëruar atë u bojkotua nga ligjvënësit e partisë së majtë të Lëvizjes për Socializëm të Morales, të cilët thanë se ishte jolegjitime.

Por Anez tha që ajo ishte në përputhje me kushtetutën dhe u zotua të mbajë zgjedhje së shpejti.

Morales dënoi emërimin, duke përshkruar Anez si “një senatore e krahut të djathtë që organizoi grushtin e shtetit”.

Ish presidenti ka ikur në Meksikë, duke thënë se ai kërkoi azil atje sepse jeta e tij ishte në rrezik.

Ai dha dorëheqjen të dielën pas disa javë protestash mbi një rezultat të diskutueshëm të zgjedhjeve presidenciale.