Kriza në Shqipëri, OSBE-ja thirrje politikës

Kriza politika ka tërhequr edhe vëmendjen e presidentit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Xhorxh Tsereteli. Ai ka kërkuar përgjegjshmëri nga palët si dhe të ulen në bisedime, por pa parakushte.

“Pavarësisht nga rekomandimet e mëparshme nga OSBE, ne jemi dëshmitarë të rritjes së turbullirave politike në Shqipëri, me zhvillimet e fundit që kërcënojnë të kthehen në një krizë kushtetuese. Palët politike në Shqipëri të angazhohen në dialog gjithëpërfshirës pa parakushte dhe të ulen në tryezë në mirëbesim. Dialogu duhet të synojë të shmangë një përshkallëzim të dëmshëm të krizës. Shqipëria përgatitet të kryesojë OSBE-në në vitin 2020 dhe pret një vendim nga Këshilli Evropian për hapjen e negociatave të pranimit me BE, është e domosdoshme që të gjitha palët e interesuara të respektojnë përgjegjësitë e tyre, të cilat janë të rëndësishme për qëllimet strategjike të Shqipërisë. Kuadri ligjor shqiptar duhet të mbështetet dhe respektohet nga udhëheqësit politikë. Asambleja Parlamentare mbetet e bindur se me vullnetin e nevojshëm politik aktorët politikë shqiptarë kanë të gjitha aftësitë e nevojshme për ta çuar vendin përpara dhe për të ofruar anën më të mirë të Shqipërisë në OSBE. Asambleja Parlamentare do të vazhdojë të ndjekë nga afër zhvillimet në Shqipëri dhe me ndjenjën e përgjegjësisë ndaj ambicieve dhe dëshirave të popullit të saj” mbyllet deklarata. Situata politike në Shqipëri është mjaft e tensionuar, pasi Presidenti anuloi zgjedhjet pas bojkotit të opozitës, ndërsa shumica shprehet e vendosur për zhvillimin e procesit në 30 Qershor“, është shprehur Tsereteli.