fbpx

Kriza në transportin publik, Rama u jap një lajm shumë të mirë

Duke qenë se është një prej sektorëve më të prekur të ekonomisë nga pandemia Qeveria shqiptare ka miratuar dhënien e një pakete tjetër ndihme financiare për raportin urban të udhëtarëve.  Lajmin e ka dhënë pak minuta më parë Kryeministri Rama, përmes një postimi në Facebook.

Rama shkruar se 5,191 paga “lufte” do t’i përfitojnë punonjësit dhe të larguarit nga puna në sektorin e Transportit Rrugor të Udhëtarëve.

Postimi

“SOLIDARITET për sektorin e Transportit Rrugor të Udhëtarëve për lehtësimin e pasojave nga vonesa e detyruar e nisjes së aktivitetit në muajin qershor

QEVERIA SHQIPTARE miraton:

+5,191 Paga Lufte për punonjësit dhe të larguarit nga puna për Qershorin 2020!

Efekti financiar prej 134,966,000 Lekë mbulohet nga fondi rezervë i DPSHTRR!

Falë mirëadministrimit, rezultateve rekord të 2019-ës dhe përgjegjësisë shembullore sociale të DPSHTRR-së, mundësohet mbështetja e dytë për sivjet nga DPSHTRR për sektorin e transportit të udhëtarëve me autobus (pas kompensimit të taksës vjetore TVMP)”, shkruan Rama.