30.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Kriza në vend, Meta: Gati të lë mandatin si President

spot_img

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka folur për krizën politike në vend nga qyteti i Pogradecit. Meta ka thënë se është i gatshëm që të lërë mandatin si President vetëm që të mos lejohet instalimi i një junte ushtarake.

Meta ka theksuar se në vend kemi një krizë të qëllimshme, e cila ka rrezikuar rendin kushtetues.

“Jam i gatshëm që nga dorëzimi i mandatit tim si President e deri tek sakrifikimi i jetës time si Salvator Allende për të mos lejuar instalimin e një junte ushtarake. Pasojat e krizës mund të jenë të rënda për Shqipërinë. Si president kam bërë çdo përpjekje për të parandaluar krizën”, theksoi Meta.

Kujtojmë që opozita ka dorëzuar mandatet e tyre, duke sjellë krizë politike në vend. Ndërkohë shumë deputetë nga radhët e PD dhe LSI kanë pranuar mandatet./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat