fbpx

Kriza në Venezuelë, Maduro: E mposhtëm grushtin e shtetit

maduro2.jpg

Presidenti i Venezuelës Nicolás Maduro deklaroi se ai ka mposhtur një “grusht shteti në tentativë” nga kreu i opozitës Juan Guaido.

Dhjetëra ushtarë kombëtare u bashkuan me opozitën në përleshjet e djeshme kur u plagosën më shumë se 100 njerëz.

Por në një fjalim televiziv, presidenti Maduro tha se Guaido ka dështuar ta kthejë ushtrinë kundër tij.

Maduro deklaroi se tentativa për grusht shteti do të ndëshkohet dhe se ata që kanë në shënjestër kushtetutën dhe paqen e shoqërisë, do të akuzohen.

Maduro falënderoi ushtrinë për besnikërinë dhe sjelljen e disiplinuar.

Guaidó këmbëngul që Maduro ka humbur kontrollin e forcave të armatosura. Udhëheqësi i opozitës bëri thirrje për më shumë protesta në rrugë të mërkurën.

“Sot ne vazhdojmë. Ne do të vazhdojmë me më shumë forcë se kurrë”-shkroi Guaido në Twitter.

Guaidó është njohur si udhëheqës i përkohshëm i Venezuelës nga më shumë se 50 vende, përfshirë SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe shumica e vendeve në Amerikën Latine.

SHBA përsëriti mbështetjen e saj për Guaidó. Sekretari i shtetit Mike Pompeo duke thënë se “veprimi ushtarak është i mundur” nëse është e nevojshme.

Por Maduro, mbështetur nga Rusia, Kina dhe ushtria e vendit, ka refuzuar të heqë dorë nga pushteti./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303