Kriza në Venezuelë, opozita vijon bisedimet me qeverinë

maduro-guaido.jpg

Opozita e Venezuelës ka rënë dakord të rifillojë bisedimet me presidentin Nicolas Maduro për të zgjidhur  krizën e tejzgjatur politike.

Lideri i opozitës në Venezuelë, Juan Guaido, do të takohet me përfaqësuesit e Presidentit Nicolas Maduro në Barbados.

Këto bisedime do të jenë të ndërmjetësuara nga Norvegjia si pjesë e përpjekjeve për të zgjidhur krizën politike e cila po vazhdon në shtetin e rrënuar ekonomikisht, shkruan Euronews.

“Qytetarët venezuelas, aleatët tanë dhe bota demokratike e njeh nevojën për një proces të vërtetë dhe transparent elektoral që do të na mundësonte kalimin e krizës dhe ndërtimin e një të ardhme produktive”, kanë thënë nga zyra e Guaidos në një qëndrim në të cilin nuk përfshihet data e takimit që do të mbahet.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303