fbpx

Kriza nga COVID/ Komisioni Evropian ndan 3 miliard euro, ja sa merr Shqipëria

Komisioni Evropian sot ka ndarë mjete financiare për tetë partnerët e saj në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit për programet e ndihmës makro-financiare.

Nga ndarja e këtyre mjeteve financiare Shqipëria ka përfituar 180 milionë euro, ndërsa Kosova 100 milionë.

Nga kjo ndihmë mikro-financiare kanë përfituar edhe Gjeorgjia 150 milionë, Jordania 700 milionë, Moldavia 100 milionë, Mali i Zi 60 milionë, Maqedonia e Veriut 160 milionë, dhe Ukraina me 1.2 miliard euro.