Kriza nga COVID/ Meta thirrje biznesit të vogël: Të dëgjohen dhe mbështeten kërkesat

ilir-meta-konference1-675x450.jpg

Presidenti Ilir Meta ka bërë një reagim në lidhje me situatën nga koronavirusi dhe krizën që ka sjellë.

Kreu i Shtetit bën thirrje që të dëgjohen dhe mbështeten kërkesat e biznesit të vogël, përmes nje strategjie konkrete dhe efikase, për të shmangur humbjen e dhjetëra mijëra vende pune.

“Mbyllja e mijëra qepenave të biznesit të vogël në mbarë vendin, është vitrina më e dhimbshme e pasojave tepër serioze dhe të prekshme në ekonominë kombëtare të efekteve negative të pandemisë COVID-19.

Të dëgjohen dhe mbështeten kërkesat e biznesit të vogël, përmes nje strategjie konkrete dhe efikase, për të shmangur humbjen e dhjetëra mijëra vende pune, katastrofat në ekonominë e çdo familje shqiptare dhe frenuar rritjen e mëtejshme të nivelit të papranueshëm të varfërisë”, shkruan Meta.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303