fbpx

Kriza politike, Basha bën lëvizjen e papritur

auto_Lulzim-Basha-grupi1552907573.jpg

Kreu i PD, Lulzim Basha thotë se pranon angazhimin e ndërkombëtarëve për zgjidhjen e krizës politike. Në një bashkëbisedim me gazetarët, Basha tha se opozita është e gatshme për një proces të vërtetë politik.

Basha: Gjatë 24 orëve të fundit përmes kontakteve të drejtpërdrejta dhe telefonike jam njëohur me angazhimin e miqve strategjikë për të ndihmuar për të dalë nga kjo krizë e thellë politike.  Ju kam komunikuar atyre, sic dua tju komunikoj qytetarëve shqiptarë se e mirëpres angazhimin e tyre për zgjidhjen e krizës politike në vend. PD dhe opozita kanë qenë dhe janë gati të përfshihen në një proces të vërtetë politik me ndihmën e partnerëve tanë ndërkombëtare për të zgjidhur këtë krizë dhe për ti kthyer shqiptarëve sovranitetin e vjedhur.

Por kushti i panegociueshëm-tha Basha- është largimi i Ramës.

Basha: Largimi i Edi Ramës është çelësi që i hap rrugën këtij procesi politik. Një qeveri tranzitore me detyra të përcaktuara qartë. Jemi të gatshëm të diskutojmë edhe mbi detyra për aspekte të tjera të reformave të thella zgjedhore që do të bëjnë të mundur që kurrë më, asnjë forcë politike, asnjë njeri me pushtet mos marrë peng vendin duke marrë peng zgjedhjet përmes bashkëpunimit me kriminelët. Ky është synimi ynë, t’i japim fund një Shqipëria të përjashtuar nga barazia para ligjit, nga barazia duke i dhënë fund një pakice që ka marrë vendin me anë të shit -blerjes së votës.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303