Kriza politike/ Deklarata e fortë e Thaçit: Të ndalen urgjentisht kërcënimet

thaci.png

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nëpërmjet një postimi në Facebook ka reaguar ndaj deklaratës së të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i cili mbrëmë tha se Behgjet Pacolli do të arrestohej nëse do të shkonte në Kuvend.

“Kërcënimi që një ushtrues detyre i ministrit të një Qeverie në dorëheqje ia bën ish-presidentit Behgjet Pacolli, lider partiak dhe aktualisht i zgjedhur i popullit në Kuvendin e Kosovës, se do të arrestohet nëse shkon në Kuvend për ta ushtruar mandatin e tij, është i papranueshëm dhe tejet i rrezikshëm për demokracinë tonë të re. Kërcënimet që vijnë nga grupi i Kurtit dhe të tjerëve duhet të ndalën urgjentisht. Kuvendi i Kosovës duhet ta adresojë këtë kërcenim dhe t’i marrë masat e nevojshme që të mbrohet demokracia në Republikën e Kosovës”, ka apeluar Thaçi.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303