Kriza politike/ Meta thirrje urgjente për reflektim

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me krizën politike në vend gjatë një vizite që ai po zhvillon në Skrapar.

Ai ka bërë thirrje për reflektim urgjent, pasi sipas tij kriza po sjell pasoja të rënda në ekonomi dhe jo vetëm.

“Me urimin për një sezon të mbarë e të suksesshëm turistik, jam i bindur se Skrapari, falë atraksioneve të jashtëzakonshme që ofron, mikpritjen, traditat e kulinarinë e veçantë, shumë shpejt do të jetë një nga destinacionet më të rëndësishme turistike në të gjithë rajonin! Por për fat të keq, kriza politike ku ndodhet vendi, po sjell pasoja tepër të rënda edhe në ekonomi. Efektet e para kanë filluar të ndihen në turizëm dhe operatorët e cilësojnë situatën dramatike. Edhe për këtë arsye ia vlen të reflektohet urgjentisht, përndryshe do të goditet rëndë turizmi dhe gjithë familjet shqiptare që mbështesin mirëqenien e tyre në këtë sektor kyç të ekonomisë tonë”, shkruan Meta./real-news.tv