Kriza politike, ngrijnë bisedimet Shqipëri-Greqi

Kriza politike në vend ka ngrirë raportet mes Tiranës dhe Athinës. Ministri i Jashtëm grek Georgios Katrougkalos thotë se bisedimet mbi marrëveshjet e rëndësishme mes Shqipërisë dhe Greqisë janë ngrirë për shkak të protestave të opozitës.

Kreu i diplomacisë greke shprehet se Greqia po kërkon të arrijë dy marrëveshje me Shqipërinë atë të minoritetit grek dhe zgjerimin e ujërave territoriale.Për marrëveshjen e detit, Katrougkalos shpjegon se ajo mund të arrihet në verën e këtij viti, që përkon me marrjen ose jo të statusit të vendit kandidat nga ana e Shqipërisë.

Si duket Greqia kërkon të fusë në lojë marrëveshjen detare duke e kushtëzuar Shqipërinë në procesin e hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian.