fbpx

Kroaci e jashtëzakonshme! Mund Spanjën në sekondat e fundit

spanja.jpg

Kroacia mori hak ndaj Spanjës për atë humbje poshtëruese 6-0 në Elçe, në muajin shtator, teksa mbrëmjen e sotme arriti të triumfojë ndaj iberikëve me rezultatin 3-2, në një sfidë që u vendos vetëm në minutat shtesë të takimit.

Të ndihmuar nga entuziazmi i stadiumit “Maksimir”, ballkanasit patën kontrollin e lojës, duke vënë në vështirësi spanjollët, që nga ana e tyre nuk arritën të dalin për asnjë moment në lojën e zakonshme.

Gjithçka u zhvillua në pjesën e dytë, me Kroacinë që kaloi dy herë në avantazh, fillimisht me Kramariç dhe më pas me Jedvaj, por spanjollët rikthyen baraspeshën fillimisht me Ceballos dhe më pas me Sergio Ramos, që shënoi me 11- metërsh.

Gjithsesi, Kroacia arriti të marrë fitoren me golin e shënuar në minutën e tretë shtesë, që pati si protagonist sërish mbrojtësin Jedvaj, i cili kompletoi dopietën e tij, duke qenë padiskutim heroi i këtij takimi.

Tashmë vendi i parë në grup do të vendoset 3 ditë më vonë në “Ëembley”, ku Anglia do të presë Kroacinë, ndërsa Spanja e ka mbyllur edicionin e saj dhe lutet për një barazim në Londër, që të mund të mbajë vendin e parë të renditjes.

Belgjika mposhti me rezultatin e pastër 2-0 Islandën, duke u konfirmuar në krye të grupit me 9 pikë të plota, pas 3 takimesh, ndërsa sot heroi i takimit ishte Mitchy Batshuayi, që shënoi të dy golat e ndeshjes.
Në sfidat e tjera, Austria nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola ndaj Bosnjës, ndërsa Greqia mposhti minimalisht 1-0 Finlandën dhe Hungaria triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj Estonisë, në Budapest.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *