Kroaci / Hapet në Zagreb Lektorati i Gjuhës Shqipe

Zagrebi.jpg

Zagrebi

Në Zagreb do të hapet së shpejti Lektorati i Gjuhës Shqipe që i paraprinë Katedrës së Albanologjisë në Zagreb.

Kështu ka njoftuar deputetja shqiptare në parlamentin kroat, Ermina Lekaj Prjlaskaj.

“Të nderuar bashkëatëdhetarë, ju njoftoj që së shpejti në Fakultetin Filozofik në Zagreb do të hapet Lektorati i Gjuhës Shqipe që i paraprinë Katedrës së Albanologjisë në Zagreb. Gjatë vitit 2017/2018 së bashku me Ambasadorin e Republikës së Kosovës, Gëzim Kasapolli jemi takuar dhe kemi lobuar në Ministrinë e Arsimit në Kroaci, tek rektori dhe dekania e fakultetit filozofik”, ka shkruar deputetja.

Deputetja shqiptare në parlamentin kroat, Ermira Lekaj

Sipas saj, Ministria e Arsimit me ndihmës/ministren, Franic e ka aprovuar projektin dhe sot është dëfinuar që në semestrin e dytë dimëror hapet Lektorati ku do të ligjërojë një profesor nga Prishtina.

“Të dashur bashkëatëdhetarë kjo është edhe një ndër premtimet e dhëna. Falendëroj ambasadorin e Kosovës për mbështetje dhe bashkëpunim!”, ka shkruar deputetja shqiptare. (ATSH)

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303