Kromozomi Y po zhduket: Çfarë do të ndodhë me meshkujt?

Screenshot_9-6.png

Nga Darren Griffin & Peter Ellis

Kromozomi Y, mund të jetë një simbol i mashkulloritetit, por po bëhet gjithnjë e më e qartë se ai është çdo gjë tjetër përveçse i fortë dhe i qëndrueshëm. Edhe pse bart gjenin SRY, që përcakton nëse një embrion do të zhvillohet si mashkull (XY) ose femër (XX), ai përmban shumë pak gjene të tjerë, dhe është i vetmi kromozom që nuk është i nevojshëm për jetën.

Tek e fundit, gratë ia dalin edhe pa të. Për më tepër, kromozomi Y ka degraduar me shpejtësi, duke i lënë femrat me 2 kromozome normale X, por meshkujt me një X dhe një Y, janë duke u reduktuar në numër. Dhe nëse vazhdon kjo normë e degradimit, pas 4.6 milionë vjetësh kromozomi Y do të zhduket plotësisht.

Kjo mund të tingëllojë si një kohë të gjatë, por nuk është e tillë po të kihet parasysh se jeta në tokë ka ekzistuar për 3.5 miliardë vjet. Kromozomi Y, nuk ka qenë gjithmonë si tani. Në rast se rikthehemi 166 milionë vjet më parë, tek gjitarët e parë, historia ishte krejtësisht ndryshe. Kromozomi i hershëm “proto-Y”, fillimisht ishte i njëjtë me kromozomin X, dhe përmbante gjene të njëjta.

Megjithatë, kromozomet Y kanë një të metë themelore. Ndryshe nga gjithë kromozomet e tjera, të cilat i kemi nga dy kopje secilën nga qelizat tona, kromozomet Y janë gjithmonë të pranishëm vetëm si një kopje e vetme, e cila kalon nga baballarët tek djemtë e tyre.

Kjo do të thotë që gjenet në kromozomin Y, nuk mund t’i nënshtrohen ri-kombinimit gjenetik, përzierja e gjeneve që ndodh në çdo brez, dhe që ndihmon në eliminimin e mutacioneve të dëmshme të gjenit. Të privuar nga përfitimet e ri-kombinimit, gjenet kromozomike Y degjenerojnë me kalimin e kohës, dhe zhduken përfundimisht nga gjenomi.

Pavarësisht nga kjo, hulumtimet e fundit kanë treguar se kromozomi Y ka zhvilluar disa mekanizma mjaft të fortë, për të ngadalësuar shkallën e humbjes së gjeneve. Për shembull, një studim danez i kohëve të fundit, i botuar në revistën “PLoS Genetics”, sekuenconte pjesë të kromozomit Y nga 62 njerëz të ndryshëm, duke zbuluar se ai është i prirur për ri-rregullime strukturore në shkallë të gjerë duke lejuar “forcimin e gjeneve” – ​​blerjen e kopjeve të shumta të gjeneve që promovojnë funksionin e spermës, dhe reduktonin nivelin e humbjes së gjeneve.

Studimi gjithashtu tregoi, se kromozomi Y ka zhvilluar struktura të pazakonta të quajtura “palindrome”, të cilat e mbrojnë atë nga degradimi i mëtejshëm. Ata regjistruan një shkallë të lartë të “ngjarjeve të konvertimit të gjeneve” brenda sekuencave palindromike në kromozomin Y – që është në thelb një proces “kopjimi dhe ngjitje”, që i lejon gjenet e dëmtuara të riparohen, duke përdorur si shabllon një kopje rezervë të padëmtuar.

Duke kërkuar lloje të tjera (ekzistojnë kromozomet Y tek gjitarët, dhe disa specie të tjera), një numër i madh provash, tregon se shumëfishimi i gjeneve të kromozomit Y, është një parim i përgjithshëm. Këto gjeneve të përforcuara, luajnë një rol jetik në prodhimin e spermës tek meshkujt (të paktën tek brejtësit) në rregullimin e raportit të seksit pasardhës.

Në një artikull të kohëve të fundit në revistën “Biologjia Molekulare dhe Evolucioni”, studiuesit japin dëshmi se kjo rritje e numrit të kopjeve të gjeneve tek minjtë, është pasojë e përzgjedhjes natyrore. Lidhur me pyetjen nëse kromozomi Y do të zhduket realisht, komuniteti shkencor ndahet në dy grupe.

Grupi i parë, argumenton se mekanizmat e saj të mbrojtjes bëjnë një punë të shkëlqyer dhe e kanë shpëtuar kromozomin Y. Por grupi i dytë, pretendon se gjithçka që ato po bëjnë, është lejimi i kromozomit Y për t’u kapur pas thonjve të tij, para se në fund të zhduket. Debati mbi këtë çështje vazhdon. /Marrë me shkurtime nga “The Conversation”/ Në shqip nga bota.al

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303