fbpx

Krusita zgjedh të ‘martohet’ me këtë këngëtar shqiptar

krusita.jpg

Këngëtarja e re Krusita e cila u bë e famshme me këngën “Akull”, ishte e ftuar në emisionin “Shiko kush luan” .

Pjesë e këtij emisioni janë edhe lojërat të cilat shpesh na zbulojnë fakte interesante për të famshmit shqiptarë.

Në ekranin e madh, Krusitës iu shfaqën tre artistë shqiptarë: John Shahu, Kledi Bahiti dhe Ylli Limani. Mes tyre, ajo duhet të zgjidhte se më kë do të martohej, me cilin do të hante një darkë dhe kë do të eleminonte.

Për këtë të fundit, Krusita zgjodhi Ylli Limanin, ndërkohë që për të ngrënë një darkë zgjodhi Kledi Bahitin, ndërsa për t’u martuar John Shahun.

Por nuk mbaroi me kaq!

Në sfidën “Ndaje ose pije”, e gjendur përballë pyetjes “Ke pranuar që ke të dashur. Thuaje emrin e tij ose pi”, ajo zgjodhi të pinte. Në këtë mënyrë artistja pranoi që është në një romancë dashurie, por pa zbuluar personin.

Ndërkohë që ishin djemtë e ‘Threedots’ ata të cilët më shumë humor “ngacmonin” Krusitën duke u shprehur se “Pse nuk e thua është një kat më lart ai, e dimë ne se kush është”.

Krusita është përfolur për një lidhje me Kledi Bahitin por ende nuk është konfirmuar diçka konkrete nga të dyja palët./real-news.tv

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *