fbpx

Kryebashkiaku demokrat nuk lëshon zyrën, zbardhet biseda mes tij dhe socialistit

c864aa39e196eefe5466f938850ef495_L.jpg

Është betuar sot kryebashkiaku më i ri i Devollit, socialisti Eduard Duro.

Mirëpo sot u zhvillua një protestë përpara Bashkisë, ku protestuesit demokratë nuk lejojnë largimin e kryebashkiakut në ike, demokratit Bledjon Nallbatin.

Duro ka zbuluar bisedën e tij më Nallbatin, ku ky i fundit i ka thënë se nuk e lëshon zyrën.

“Nallbati dha urdhër politik që të mos betohesha në bashki. Kishte ftuar militantët të PD-së dhe LSI-së para Bashkisë. E prisja pasi më tha në telefon se nuk do e lironte zyrën, por zyrat janë të shtetit dhe të hënën do hyjmë në bashki. Nuk besoj të kemi përplasje”, theksoi Duro./real-news.tv

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303