fbpx

Kryebashkiaku Erion Isai tregon pse e ka inat Lulzim Basha: Ka nisur që kur…

erion_isai.jpg

Kryebashkiaku i Kolonjës, aktori Erion Isai ka qenë i ftuar në emisionin “Ndryshe” ku teksa fliste për politikën, theksoi se Lulzim Basha e ka shumë inat.

Sipas Isait përplasja ka nisur që në  momentin që ai e ironizonte me skenat e humorit në spektaklin e ‘Portokallisë’.

“Më ka shumë inat, që në kohë të ‘Portokalli-së’, që i qepesha me shkrime. Kështu thonë, s’e di tani.”, u shpreh Isai.

Erioni tregoi dhe rreth pakënaqësive që kishin për të. Kjo sepse ai ishte aktor dhe gjatë fushatës mendonin se do të sillej veç si një aktor e do t’i bënte të qeshnin. Ndërkohë, veç politikës dhe artit, Erioni zbuloi se po merret edhe me një libër. Ai do të quhet “Komedia e një mandati” dhe e ka nisur tashmë ta shkruajë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303