24.5 C
Tirana
E enjte, 30 Maj, 2024

TË FUNDIT

Kryebashkiaku i Kievit thirrje qytetarëve: Mos humbisni qëndrueshmërinë, armiku po grumbullon forca

spot_img

Kryebashkiaku i Kievit ka paralajmëruar pak më parë qytetarët se forcat ruse po lëvizin në kryeqytetin e Ukrainës dhe u ka kërkuar njerëzve të qëndrojnë brenda dhe të përgatiten për të mbrojtur qytetin.

“Armiku po grumbullon forcat gjithnjë e më afër,” tha kryebashkiaku Vitaliy Klitschko, duke shtuar se tani ka pasur luftime në periferi të kryeqytetit.

“Ne po përgatitemi dhe do të mbrojmë Kievin! Unë u bëj thirrje të gjithë Kievasve të mos humbasin qëndrueshmërinë e tyre”.

Deri më tani, Kievi i ka rezistuar përpjekjeve të pushtimit rus.

Një autokolonë e blinduar ruse që shtrihet 40 milje (65 km) në gjatësi po afrohet nga veriu i qytetit dhe analistët besojnë se mund të jetë atje për të ofruar mbështetje për një përpjekje pushtimi nga perëndimi.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat