Kryebashkiaku i PD nën hetim, Basha akuzon Ramën

Ditën e djeshme u bë një kallëzim penal kundrejt kryebashkiakut të Kavajës, Isa Sakja për shpërdorim detyre.

Ndërkohë, ditën e sotme ka reaguar kreu i PD, Lulzim Basha, i cili ka thënë se e gjithë kjo situatë është një sulm politik që vjen nga ana e Edi Ramës.

“Ky sulm politik është i orkestruar nga një kryeministër hakmarrës, që nuk e pranon dot se qytetarët në Kavajë nuk drejtohen më nga një përdhunues dhe trafikant droge apo grabitës pronash në bregdet. Kallëzimi politik penal kundër Isa Sakjas vjen nga i njëjti kryeministër i korruptuar dhe i lidhur me krimin që vazhdon të mbrojë Vangjush Dakon, i cili betonizoi Durrësin dhe plazhin e tij, duke u dhënë pasuri publike kriminelëve me të cilët bleu votat”, shkruan ndër të tjera Basha./real-news.tv