Kryebashkiaku i Ramës duke pirë kokainë, Enkel Demi bën deklaratën e fortë: Po festonte…

Lajmi se Kryebashkiaku i Ramës po konsumonte kokainë në ambiente publike, bëri xhiron e rrjetit. Sot në emisionin ‘ABC-ja’ e mëngjesit gazetari i njohur Artan Hoxha nxorri dhe fotot e Kryebashkiakut teksa po konsumonte drogën.

Drejtuesi i emisionit të mëngjesit, Enkel Demi teksa shfaqeshin këto imazhe në ekran tha se “Artan Hoxha disponon videon e plotë. Këto janë vetëm disa sekuenca. E kishim lënë që ta kishim Artan Hoxhën në emision por nuk përgjigjet në telefon. Në këto pamje shohim një zotëri që është duke thithur kokainë në një bar publik. Nuk është identifikuar publikisht por ne e dimë emrin dhe mbiemrin e tij. Gazetari Artan Hoxha ka patur një punë deri vonë, prandaj nuk është i disponueshëm, por gjatë ditës ai do të sqarojë dhe do të publikojë të plotë videon. Siç është thënë edhe në disa portale, kryebashkiaku po festonte marrjen e mandatit duke konsumuar kokainë.”