fbpx

Kryebashkiaku tregon shumën që do i jepet çdo qytetari që infektohet me COVID-19

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4-1-2-1-1.jpg

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti propozon që çdo qytetari të infektuar me koronavirus në komunën që ai drejton t’i jepet 50 euro për të mbuluar sado pak shpenzimet për përballimin e sëmundjes.

“Këto ditë do ta dërgojmë propozimin në Kuvendin Komunal që çdo qytetari të Prishtinës (zyrtarisht në regjistrin civil) që është i konfirmuar me Corona në listat e IKSHP të subvencionohet me 50 euro në emër të shpenzimeve shëndetësore, jashta shërbimeve të ofruara nga sistemi jonë shëndetësor. E dimë që është shumë modeste, por këto janë kapacitetet e komunës tonë.

Shpresojmë që qeveria të shtojë subvencionim të tillë për krejt qytetarët e Republikës së Kosovës. Për modalitetet e kriteret do të ju njoftojmë me kohë. Tashmë jemi dakorduar me partnerët e koalicionit e shpresojmë që të marrim mbështetjen e Partive politike të përfaqësuara në Kuvendin Komunal të Prishtinës”, shkruan ai. Në 24 orët e fundit në Kosovë u shënuan 11 viktima e 720 raste të reja me COVID-19.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303