Kryebashkiaku zbulon pa dashje datën e zgjedhjeve të reja lokale

zgjedhje-compressor.jpg

Kur mazhoranca thotë se po shkon drejt zgjedhjeve të 30 qershori dhe Presidenti Meta ka nisur të takojë krerë partish politike për caktimin e një date të re për mbajtjen e zgjedhjeve vendore, një ‘gafë’ mbase e kryetarit të Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, ka zbuluar një tjetër datë.

Ky i fundit, në një postim në rrjetet sociale ku e sfidon kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj për gjendjen e rrugëve, zbulon edhe datën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale sipas demokratëve.

Mziu thotë se zgjedhje më 30 qershor nuk ka për të pasur kurrë, dhe duke e ftuar Veliajn të përballet “në zgjedhjet reale”, në 20 tetor. “Shihemi në zgjedhjet reale të 20 tetorit 2019”, shkruan në fund të postimit Mziu.

I çuditshëm, ky postim i Mziut por ende nuk e dimë se sa mund të rezultojë i vërtetë ky lajm.

/real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303