Kryedemokrati Basha jep lajmin e hidhur: Zoti e mëshiroftë dhe i dhëntë paqen e përjetshme!

basha-5.png

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pak më parë për ndarjen nga jeta të Sheh Haxhi Fejzi Zaganjori.

Basha shprehet se përfaqësuesi i rëndësishëm fetar është simbol i patriotit dhe qytetarit shkodran.

Postimi i Bashës:

Me trishtim të thellë mësova për ndarjen nga jeta të Sheh Haxhi Fejzi Zaganjorit, simbol i patriotit dhe qytetarit shkodran, klerik i nderuar, mishërim i përkushtimit ndaj besimit në Zot dhe respektit e bashkëpunimit ndërfetar, personalitet me kontribute për Shkodrën e më gjerë.

Jam shpirtërisht pranë znj. Valdete, familjes Zaganjori dhe miqve të tij të shumtë në këtë humbje të madhe për ta dhe për Shkodrën. Sot humba një mik të çmuar, këshillat e urta dhe fjala e të cilit do të më mungojnë shumë. Zoti e mëshiroftë dhe i dhëntë paqen e përjetshme!

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303