Kryediplomatja e Kosovës përplaset me diplomatin serb për Mini-Shengenin: Është kurth

E7859DF6-AC9B-4205-B883-B18B019A2F4A.jpeg

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, është përplasur me Sekretarin e Shtetit serb, Nemanja Staroviç, lidhur me çështjen e Mini-Schengenit përgjatë Forumit të Dubrovnikut të mbajtur të shtunën.

Kryediplomatja ka kundërshtuar iniciativën e “Mini-Schengenit” duke e konsideruar atë si “false dhe kurth”, teksa tha se nuk duhet të shihet si alternativë për integrim në BE

Në anën tjetër, diplomati serb ka shprehur befasi lidhur me kritikat e kryediplomates Gërvalla-Schwarz.

“E Kemi nisur si Republikë e Serbisë me Maqedoninë dhe Shqipërinë. As nuk është zëvendësim për integrimin në BE, por është diçka që e plotëson dhe që shkon paralelisht, duke mos pasur nevojë të presim që diçka të ndodhë”, ka thënë ai.

Ndër të tjera ai ka thënë se edhe pse është nisur si projekt nga Beogradi, Shkupi e Prishtina “Mini-Shengeni është i hapur për të gjithë rajonin

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303