Kryegjyqtari i Shkodrës akuzohet për korrupsion

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka filluar për këtë vit të kalojë në sitë gjyqtarët dhe prokurorët. Një ndër ta është edhe kreu i gjykatës së shkallës së parë të Shkodrës, Arben Zefi. Vlerësimi i organeve të Vettingut ka nisur mbi bazën e dy kritereve atë të pastërtisë së figurës dhe pasurinë.

Duke iu referuar dokumenteve të ILDKPKI, Zefi shprehet se ka kryer deklarim të saktë të pasurisë. Kryegjyqtari ka në pronësi një apartament 132.8 m² si dhe dy automjete.

Megjithatë, sipas KPK-së, Zefi nuk ka deklaruar shumën prej 50 mijë euro të marra kredi si dhe nuk ka bërë deklarimin e automjetit të blerë nga bashkëshortja.

Nisur nga hetimet e kryera nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, thuhet se gjyqtari Arben Zefi është i përfshirë në korrupsion.

KPK është referuar mbi bazën e informacioneve të mbledhura nga DSIK (Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar). Sipas këtij institucioni, Zefi është i përfshirë në veprimtari jo të ligjshme duke vënë kështu në pikëpyetje jo vetëm pastërtinë e figurës,  por edhe atë të pasurisë./real-news.tv

Lër një koment