fbpx

Kryemadhi: Edi Rama, ankth nga dosja 339

kryemadhi-2.jpg

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim ditën e sotme në Lezhë me strukturat e partisë së saj. Kryemadhi iu referuar dosjeve 339 dhe 184, ku theksoi se Rama është i frikësuar dhe e ka zënë ankthi.

“Nga dosjet 339 dhe 184 e ka kapur ankthi Ramën. Çfarë janë këto dosje? Ajo që zbulohet aty është më e rëndë se shitblerja e votës, është bërë përdorimi i bandave kriminale për ta blerë votën përmes kërcënimeve. Dosjet tregojnë hapur se si bandat kanë përfshirë segmentet më të lara të PS dhe qeverisë së Ramës në shitblerjen e votës”, tha Kryemadhi nga Lezha.

Në lidhje me mandatet, kryetarja e LSI tha se vendimi ishte mjaft i vështirë.

“Vendimi për të djegur mandatet ishte i vështirë, por çfarë do bëheshim ne, fasadë e shëmtuar e qeverisjes së Ramës? Është tradhti , kombëtare t’i shërbesh Ramës, ne thjesht bënim sikur po bënim opozitë. Prandaj djegia e mandateve erdhi për të ndërgjegjësuar çdo qytetar, çdo socialist, çdo punonjës të administratës që shteti sot është i kapur, i kapur Parlamenti, drejtësia dhe siguria. Kemi vetëm një rrugë, përballje me këtë grup kriminal që ka kapur shtetin. Ne nuk tërhiqemi asnjë hap pas. Ne do vazhdojmë të luftojmë nuk kemi asgjë personale me Ramën por me dështimet e tij”, deklaroi Kryemadhi./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303