Kryemadhi, fjalë të ashpra për Ramën

Screenshot_7-2.jpg

Gjatë një vizite në qytetin e Cërrikut ku është takuar me banorët atje, Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka bërë deklarata të forta ndaj Kryeministrit Rama.

Teksa foli për daljen nga koalicioni me Ramën Kryemadhi tha se po të rrish me qelbësirat do të mbash erë.

“Vendimi ynë ishte një vendim për të shkatërruar këtë lloj kalbje dhe për të ndërtuar një sistem të ri. Një sistem të ri me plot vlera që kemi ne si popull. Ne jemi një popull i varfër me bukuri që nuk i gëzojmë ne, po i gëzojnë 5 individë të caktuar që janë miq e shokë të Edi Ramës. Vendimi ynë nuk ishte për të marr pushtetin në tavolinë. Ishim ne, për 6 muaj na u lut Edi i Rama për të ardhur në pushtet, po nuk pranuam se po u bëre me qelbësirën, erë do vish. Shikojmë ato mitingjet e Edi Ramës sa më të bukura t’i bëj aq më keq janë, sa më të bukura të jenë ato mitingjet e tij, intervistat e  tij në televizionet jashtë, aq më shumë lekë nga taksat na merren ne.

Dëgjojmë të thuhet se duam reformë zgjedhore, reformë  zgjedhore është në dosjet 33099 dhe 184 që mbajnë peng të ardhmen e fëmijëve tanë dhe integrimin evropian. Jemi të qartë në vendimin tonë se dalja e këtyre njerëzve përballë drejtësisë  do të çlironte dhe nuk do të lejonte asnjë të përfitonte nga shqiptarët’,tha Kryemadhi. /real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303