Kryemadhi: Gjëra të bukura do vijnë

Screenshot_5-15.jpg

Pas takimit me delegacionin e Parlamentit Europian i cili zbarkoi sot në Tiranë, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ndërsa dha një prononcim të shkurtër për mediat u shpreh se opozita nuk ka asnjë kthim pas, ndërsa pohoi se për shqiptarët do të vijnë gjëra të bukura.

“Unë di të them se nuk ka asnjë hap pas. Opozita nuk do të këtë asnjë hap pas. Shqiptarët janë mandatet tona më të pastra. Protesta e 16 shkurtit, protesta e 21 shkurtit dhe protesta e djeshme, tregoi dhe njëherë që opozita është në rrugën e duhur. Jam e bindur që të gjithë ju gazetarët e terrenit, jeni në rrugën e duhur që e paraqisni opozitën në çdo moment prezent në aktivitetet e saj. Gjëra të bukura do të vijnë për shqiptarët”, tha ndër të tjera Kryemadhi, nga zyrat e delegacionit të Bashkimit Evropian. /real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303